Sot mbledhja e dy qeverive në Pallatin e Kongreseve

Ditën e sotme qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.

Ky është takimi i dytë mes dy qeverive ku do të diskutohet lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në 26 nëntor 2018. T akimi i sotëm nuk do të jetë në nivel kryeministror, por do të drejtohet nga dy zv/kryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj.

Ajo do të zhvillohet në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.