Sot mblidhet Qeveria, do të votohet projektbuxheti për vitin 2022

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës gjatë pasdites së sotme.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke shtuar se aty do të vendoset në rend të ditës propozimi për miratimin e buxhetit për vitin 2022.