Lëndohet në vendin e punës një person në Prizren

Një person në Prizren ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga shkallët e katit përdhese të një shtëpie gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është duke marrë tretman mjekësor, me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila do të hetohet.