Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Shqipëri pak minuta më parë.

Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa kjo shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

Mësohet se tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik, 1 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.

Lëkundjet janë dëgjuar edhe në disa qytete tjera të Shqipërisë, por edhe në disa qytete të Kosovës.

Ende nuk dihet se sa ballë ka qenë tërmeti por sipas qytetarëve në rrjete sociale ka qenë i fuqishëm.