Sami Mazreku jep dorëheqje nga BKS-ja, përmes një letre tregon arsyet

Sami Mazreku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Lajmin për dorëheqje e ka dhënë vet ai përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar edhe arsyen e dorëheqjes nga kjo pozitë.

“Mos aprovimi i kërkesës sime që së bashku me vendimin që ka marrë Asambleja për delegimin e trajtimit te dëmeve në kompani të sigurimeve, të transferohet edhe një pjesë konsiderueshme e stafit që lidhet me trajtimin e dëmeve si dhe mos aprovimi i buxhetit për edukim financuar ku përfshihet publikimi i gazetës, mirëmbajtja e ueb faqes, organizimi i tryezave, konferencave me gazetarë, seminareve me gazetarë, dizajnimi i grafikave… etj kanë pamundësuar që unë të vazhdoj edhe më tutje të jam në krye të BKS-së”, ka shkruar ai.