“E kam babën prokuror” – Arianit Koci reagon për videon e publikuar në rrjetet sociale

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas publikimit të një video në rrjetet sociale, në të cilën shihet një vajzë e cila gati sa nuk kishte goditur një grua dhe një fëmijë me veturë në vendkalimin për këmbësorë në Prishtinë.

Në video vajza shihet duke thënë se e ka babain prokuror dhe se nuk ka frikë nga policia, transmeton Fokusi.info.

Koci në një reagim në rrjetin social “Facebook”, është prehur i bindur se vajza do të dënohet me një “gjobë të madhe.

Postimi i plotë i Kocit:

Gabimi në vendkalim të këmbësorëve i kësaj vajze është i patolerueshëm. Për sjellje të mos flasim.

Por, edhe zonja nuk ka vepruar mirë.

Nuk bllokohet komunikacioni, sidomos nëse je me fëmijë, për me të kërku falje, një individ i paedukatë.

Thjesht, e ke videon dhe rastin e raporton në polici.

Policia në këto raste është shumë efikase.

Jam i bindur që kjo vajza do të dënohet me gjobë të madhe.

LEXO EDHE:

https://www.fokusi.info/e-kam-babin-prokuror-kosovarja-per-pak-sa-nuk-shtyp-kalimtaren-e-kercenon-ne-mes-te-rruges/lajme/