Sot varroset Qerim Kelmendi – Dema

Sot, e shtunë 29 shkurt 2020, do të bëhet varrimi i luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi – Dema, transmeton Fokusi.info.

Agjenda:

Ora 13:00-14:00 Homazhe në qendër të qytetit Pejë (sheshi Shkelzen Haradinaj)
Ora 15:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial në Gllogjan

Këshilli Organizues – OVL UÇK DUKAGJIN

Kujtojmë se Qerim Kelmendi, dje pas mesnate me datën 27.02.2020, në fshatin Zahaq- të komunës së Pejës, u ekzekutua në një pritë të organizuar e më pas trupi i tij u dogj në veturë nga persona ende të panjohur./Fokusi.info/