Sot vazhdon gjykimi i Salih Mustafës

Salih Mustafa, i njohur me emrin e luftës si “Komandant Cali” është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai po mbahet në masën e paraburgimit që nga shtatori i vitit 2020, teksa po akuzohet për vrasje, trajtim çnjerëzor dhe tortura.

Krahas tij, në Hagë po gjykohen edhe ish-krerë të tjerë të luftës, përfshirë dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.