Vazhdon edhe sot seanca e kuvendit, pritet të shqyrtohet projektligji për konfiskimin e pasurisë

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare të nisur dje.

Në seancën e sotme do të miratohen pikat e mbetura nga rendi i ditës.

Mes projektligjeve që pritet të shqyrtohen, janë edhe Projektligji nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave dhe Projektligji nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshm.

Seanca pritet të nis në ora 10:00.