Sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradinajt

Në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Procesi gjyqësor do të fillojë nga ora 9 e 30 dhe pritet të përfundojë në 13.

Mbi ish-krerët e OVL UÇK-së rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare,  frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.