Spahiu: Lista Serbe do të bëj gjithçka që zgjedhjet të mos mbahen

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit me 23 prill, po përcillet me skeptizëm nga njohësit e politikës, sa i përket mbarëvajtjes dhe garantimit të sigurisë për këtë proces.

Si një problem shqetësues për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, opinionisti Nexhmedin Spahiu e sheh edhe mos pjesëmarrjen e partisë Lista Serbe.

“Ajo çfarë është sfidë, është siguria e zgjedhjeve, sepse s’ka pjesëmarrje të Listës Serbe dhe është vështirë që do të ketë një mundësi për të u bërë zgjedhjet në mënyrë normale. Për shkakun se ata monitorojnë situatën në terren, përmes strukturave paralele, banditëve etj. Sigurisht që kjo nuk do të lejoj që këto zgjedhje të mbahen dhe do të bëjnë çdo gjë që këto zgjedhje mos me pas sukses.”, ka thënë ai në INFO10.

Për Spahiun, problem kryesor qëndron tek presioni që Lista Serbe po ua bën serbëve për t’i bojkotuar këto zgjedhje dhe se shteti i Kosovës sipas tij duhet të ofrojë siguri.

“Duhet me garantu sigurinë dhe nëse këtë janë në gjendje ta bëjnë në rregull. Por për me u mbajt zgjedhjet si duhet duhet të ketë siguri. Lista Serbe sigurisht është e interesuar që zgjedhjet mos me u mbajt siç duhet. Lista Serbe nuk i lë qytetarët hiç me dal në zgjedhje, ju bën presion, kjo është gjeja më problematike, i pengojnë.”, ka thënë ai.