Barcelona Liverpool – Drejtpërdrejt

Camp Nou është vendi nikoqir i ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes dy gjigantëve të mëdhenj evropianë, Barcelona dhe Liverpool.

Barcelona është në kërkim të finales së parë në Ligën e Kampionëve që prej vitit 2015, derisa Liverpooli e synon finalen e dytë radhazi në këtë garë.

Skuadra e Ernesto Valverdes tashmë e ka siguruar titullin në La Liga dhe është në finale të Kupës së Mbretit, prandaj synon që në ndeshjen e parë gjysmëfinale ta shfrytëzojë terrenin vendas për ta mbajtur gjallë shpresën për tripletë këtë sezon.

Ndërkohë, skuadra e Jurgen Klopp është në një betejë të ashpër me Manchester City për titull në Premierligë, por sonte në orën 21:00 përqendrimin e plotë do ta ketë vetëm në gjysmëfinalen e Championsit.

Rrugës për në gjysmëfinale, Barça i eliminoi Lyonin dhe Manchester Unitedin, ndërsa Liverpooli Bayern Munichun dhe Porton.

Kosovari përfaqësues i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, do të jetë në stol në këtë takim, që nis në orën 21:00.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen FULLSCREEN

Linku 2 – Shiko ketu ndeshjen FULLSCREEN

Linku 3 – Shiko ketu ndeshjen FULLSCREEN

Linku 4 – Shiko ketu ndeshjen FULLSCREEN

Linku 5 – Shiko ketu ndeshjen FULLSCREEN

kosovari.info