Challandes tregon nëse Vedat Muriqi do të mund të luajë ndaj Çekisë

Bernard Challandes ka folur për gjendjen aktuale të Vedat Muriqit, pas lëndimit të lehtë që pësoi në ndeshjen e fundit të Fenerbahçes.

Ai ka bërë me dije se lëndimi i sulmuesit nuk është serioz, por që do ta shikojnë situatën e tij deri në fund.

“Vedat Muriqi po luan mirë te Fenerbahçe dhe po tregon formë të lartë dhe kjo është një gjë e mirë për të, por edhe për ne”.

“Ai ka pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen e fundit te ligën e Turqisë, por që do të shohim ecurinë e tij dhe nëse do të ketë dhimbje para ndeshjes me Çekinë”, ka shtuar më tej zvicerani.

Kosova do të luajë më 14 nëntor më Republikën Çeke, derisa më 17 nëntor do të luajnë me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’.