Specialja nesër interviston Malush Agushin, i njohur si “Malë Pipi”

Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila vepron në kuadër të Gjykatës Speciale, nesër do ta intervistojë edhe një ish pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se Malush Agushi, i njohur edhe si (Malë Pipi) nga rajoni i Dukagjinit është i ftuari i radhës për tu intervistuar nga Gjykata Speciale. Ai është edhe pronar i Hotel Thanës.

Intervistimi i Agushit do të bëhet në Prishtinë, në selinë e EULEX-it.

IndeksOnline ka bërë përpjekje që të kontaktojë me Agushin dhe me OVL UÇK, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Rikujtojmë se dje dhe sot në Prishtinë, prokurorët e Speciales kanë intervistuar kreun e BDI-së, Ali Ahmetin ndërsa me 28 shtator për në Hagë do të udhëtoi edhe ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.