Spektakël golash, por jo edhe fitues në ndeshjen Gjermani – Zvicër

Gjermania dhe Zvicra kanë ndarë pikët duke barazuar 3:3 në sfidën e xhiros së katërt të grupit 4 në Ligën e Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në Köln, solli gjashtë gola të bukur, por jo edhe fitues.

Zvicra pati një fillim më të mirë sesa ka mundur ta mendojë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 5’, përmes Mario Gavranovic.

Në minutën e 26’, Remo Freuler dyfishoi epërsinë, kur shënoi për 0-2.

I shpejtë ishte reagimi i gjermanëve, që shënuan me anë të Timo Werner, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 55’, Gjermania barazoi rezultatin në 2:2, duke shënuar përmes Kai Havertz.

Ky barazim nuk qëndroi më shumë se dy minuta, me Mario Gavranovic që riktheu epërsinë e Zvicrës, në 2:3.

Minuta e 60 solli barazimin në 3:3 në këtë rrebesh golash, kur Serge Gnabry shënoi një super gol.

Pas këtij barazimi, Gjermania numëron 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa Zvicra me dy pikë, në vendin e fundit në grup.