Franca kampion i Ligës së Kombeve

Franca është kampion i edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Gjelat kanë mposhtur Spanjën me rezultat 2-1 në ndeshjen finale të Play-Offit.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Mikel Oyarzabal në minutën e 64-të.

Gëzimi i i tyre zgjati vetëm dy minuta, kur Karim Benzema shënoi një supergol.

Golin e fitores për Kampionët e Botës e shënoi Karim Benzema në minutën e 80-të pas një asistimi të Theo Hernandezit.

Pas Portugalisë, Franca bëhet kombëtarja e dytë që triumfon në Ligën e Kombeve.

Spanja ka siguruar vendin e dytë derisa në vendin e tretë ka përfunduar Italia që gjatë ditës ka mposhtur Belgikën.