Sqaron Presidenca: Kurti e kishte konfirmuar takimin, e anuloi pak minuta para se të fillonte

Zyra e presidentit në një përgjigje për media ka sqaruar se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes, e kishte konfirmuar takimin e sotëm me presidentin Thaçi në orën 13:00.

Ky takim, sipas Zyrës së presidentit, është anuluar pak minuta para orës 13:00.

“Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit.