Stefanoviq i përgjigjet Haradinajt: Nëse flet për dhunë dijmë si të veprojmë

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia për deklaratën e Haradinajt për veriun e vendit.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj deklaroi në Deçan se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë  i përket Kosovës, raporton lajmi.net.

E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.

Madje ai duke folur në një diskurs më të ashpër, ka thënë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë.
“As Vuçiq dhe asnjëri prej nesh nuk u frikësua nga kërcënimi i Haradinajt. I bëj thirrje mos të flasë për dhunë apo veprime kundër serbëve në Kosovë, sepse do të dijmë si të përgjigjemi”, ka thënë Stefanoviq.
E deklarata e sotme Haradinajt ishte si përgjigje ndaj atyre të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.