Strugë, helmohen nga ushqimi në dasmë, përfundojnë në spital

Dhjetëra mysafirë, të cilët kishin qenë të pranishëm mbrëmë në një dasmë në Strugë, janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar në spital.

Jozyrtarisht mësohet se helmimi ka ndodhur pasi është prerë torta, mirëpo ende nuk është vërtetuar pasi pritet të del raporti i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.

Mysafirët mbrëmë ishin pranuar në spitalin e Strugës me simptome të diarresë dhe të vjellura. Pas kontrollit mjekësor të pacientëve është vërtetuar se kanë marrë helmim dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.

Autoritetet e Qendrës për shëndet publik kanë njoftuar se do të merren me zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat-M/