Studimi: Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë efektive ndaj variantit indian

Një studim i kryer së fundmi ka konfirmuar deklaratën e OBSH se vaksinat kundër koronavirusit, “Pfizer” dhe “AstraZeneca” janë efektive ndaj variantit indian.

Studimi ka dalë në përfundimin se marrja e dy dozave të këtyre vaksinave siguron mbrojtje nga varianti indian në të njëjtin nivel si edhe ndaj variantit britanik. Megjithatë, të dyja vaksinat sigurojnë një mbrojtje vetëm 33% pas marrjes së dozës së parë, ndërsa ndaj variantit britanik efektshmëria është 50%.

Instituti i Shëndetit Publik në Angli, i cili drejtoi këtë studim, tha se vaksinat mund të jenë edhe më efektive në parandalimin e simptomave të rënda të koronavirusit. Për këtë studim foli edhe Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili konfirmoi se rezultatet e fundit e bëjnë atë gjithnjë e më të sigurt se qeveria është në rrugën e duhur për fazën e fundit të lehtësimit të masave para hapjes më 21 qershor.