Stuhia Ciara, vetura bie në gropën e madhe që u hap në rrugë – evakuohen banorët e zonës (video/foto)

Shoferët mbetën të shtangur me gropën e madhe që shkaktoi stuhia Ciara në qytetin e Brentwood në Angli, duke bërë që vetura të binte aty.

Për fatin e mirë në këtë fatkeqësi, shoferi i kësaj veture nuk pësoi lëndime dhe ia arriti të dilte me kohë, përcjell Telegrafi.

Pas kësaj fatkeqësie, shtëpitë u evakuuan nga kjo lagje kur panë gropën e krijuar.

Siç shihet edhe në imazhet e mëposhtme, dyert e shoferit dhe të pasagjerëve janë të hapura, ndërsa “airbag”-ët e shpëtimit janë fryrë.

Raportohet se shoferi ishte duke vozitur makinën kur u shkatërrua rruga, mirëpo ka shpëtuar pa ndonjë rrezik.

Zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes, menjëherë pas orës 01:00 të së hënës, pas njoftimeve se një kanalizim ishte shembur pjesërisht.

Gordon Humphrey, i cili jeton në këtë lagje tha se ai dhe gruaja e tij dëgjuan një “zhurmë”.

“Gruaja e dëgjoi zhurmën, në fillim e menduam si diçka tjetër, më vonë e pamë makinën në gropë”, tha 60-vjeçari.