Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e ish-kryeshefit të Policisë në vitin 2004

Heset Salihaj është liruar nga akuza për vrasjen e ish kryeshefit të policisë jugosllave, Nezir Sherifi, transmeton Sinjali.

Gjykata Themelore e Ferizajt ka shqiptuar sot aktgjykimin lirues ku edhe janë dhënë arsyetimet në lidhje me lirimin e Salihajt nga akuza.

Sipas trupit gjykues nuk është vërtetuar se Heset Salihaj ta ketë vrarë Nezir Sherifi në Komunën e Ferizajit në vitin 2004.