Sulmi me armë ndaj Policisë në veri – arrestohet ‘bossi’ i kontrabandës Besim Zeqiri “Kaça”

Policia e Kosovës e ka arrestuar Besim Zeqirin e njohur si “Kaça”, i cili dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandës nga Serbia për në Kosovë.

Kështu mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali nga burimet e saja.

Arrestim i tij ka ndodh në orët e para të mëngjesit në afërsi të Çeçevës në veri të vendit, kjo pasi “Kaça” dhe katër serbë kanë gjuajtur me armë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Rastin e arrestimit të një shqiptari dhe katër serbëve e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me armë zjarri dhe më pas Policia është kundërpërgjigjur.

“Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha ai. Më pas në furgon kanë gjetur cigare dhe kanë konstatuar se ka pasur edhe lëndë narkotike”.

“Pesë të arrestuarit dyshohen për “kontrabandë mallrash”, “posedim të lëndëve narkotike” dhe “sulm ndaj zyrtarit”. Të katër automjetet janë sekuestruar”, ka thënë ai.