Tahiri: Qeveria po i dëmton komunat e AAK-së

Qeveria krenohet se e zhvilloi ekonominë e vendit, por opozita e mendon të kundërtën. AAK po thotë se shtetin e bënë sektori privat dhe se ekzekutivi është armiqësorë me të. Bile edhe buxhetin e miratuar së fundmi, shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, thotë se do ta keqpërdorin.

“Ndarjet buxhetore për vlerësimin tim janë shumë gabim. Kurti dhe qeveria e tij janë shumë të mirë për të diskutuar mirë, mirëpo ligji është i mirë vetëm kur zbatohet e jo vetëm kur lexohet”, tha Tahiri.

Deputeti, në Klan Kosova , foli edhe për buxhetin që qeveria qendrore e ndan për ato lokale.

“Investimet në komunat e AAK-së janë një përqind, kjo tregon për logjikën qeverise. Investimet në komuna janë qarkullimi i keshit dhe mundësi për punësim dhe këtë koncept nuk e ka qeveria”, u shpreh tutje ai.

Tahiti tregoi se ka kërkuar nga shefi i kuletës së shtetit, Hekuran Murati, ta shtyjë Ligjin për Financa Lokale që parasheh grantin e katërt për komunat, për të cilin janë ankuar këto të fundit. Derisa Qeveria Kurti sipas tij ka më së shumti importe nga Serbia dhe kjo po i dëmton produktet vendore.