Moti sot në Shqipëri

Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 8ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 20ºC në 32ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë. Në 3 ditët e ardhshme pritet edhe një herë një rënie temperaturash.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të keni një rritje ku do të variojnë : në zonat malore nga 12ºC deri në 28ºC dhe në zonat e ulëta nga 17ºC në 29ºC.