Sulmohen policët në Obiliq

Dje pasdite rreth orës 16:45 janë sulmuar tre zyrtarë policor nga dy perona të cilët më pas janë arrestuar.

“Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Rom pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.