Sulmohet autobusi i Bashkimit, pas fitores ndaj Trepçës

0
311

Autobusi i klubit të basketbollit ‘KB Bashkimi’ nga Prizreni, është sulmuar nga persona të panjohur në Mitrovicë, pas ndeshjes me Trepçën.

Sot ‘Bashkimi’ ka qenë mysafir i ‘Trepçës’, ku prizrenasit arritën të triumfojnë në këtë ndeshjë për një pikë më shumë.

Rezultati final u mbyll 69:70, në favor të ‘Bashkimit’.

Një akt i turpshëm ka ndodhur pas ndeshjes, derisa persona të panjohur kanë sulmuar autobusin e klubit dhe gjithashtu disa zyrtarë të ‘Bashkimit’./Fokusi.info/