Sulmohet fizikisht nga pesë persona në Fushë Kosovë për shkak të një borxhi

Një person është sulmuar dje fizikisht nga pesë të dyshuar në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Mësohet se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, derisa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.