Sulmohet një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar një mjek në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, me ç’rast është arrestuar i dyshuari.

Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur derisa mjeku ka qenë në orar të punës.

“KANOSJE – Klinika e Kardiologjisë QKUK –Prishtinë 24.06.2022-21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte kanosur ankuesin mashkull kosovar mjek në klinikën e lartcekur deri sa ai ka qenë në orar te punës”, thuhet në raportin e PK-së.

Tutje, policia bën të ditur se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.