Sulmohet një person në Fushë Kosovë, të dyshuarit në arrati

Një person në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj, ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

Të dyshuarit gjenden në arrati ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante.