Sulmoi dhe nuk i’u bind urdhërave të Policisë, arrestohet qytetari nga Vushtrria

Dje është arrestuar një qytetar nga Vushtrria, pasi kishte sulmuar dhe nuk i’u kishte bindur urdhërave të Policisë së Kosovës.

I dyshuari është shtetasi i Kosovës, që pas vendimi të të prokurorit është liruar në procedure të rregullt.

“Rr, Nacionale Çanak Kala, Vushtrri, 21.11.2020-00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kos, pasi që i njëjti derisa është ndaluar dhe duke mos respektuar urdhrin nga polici zyrtar e ka sulmuar me dorëthatë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin24 orësh të Policisë së Kosovës.