Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se është arrestuar një person i dyshuari pasi që kishte sulmuar fizikisht Kryetarin e Gjykatës Themelore dega në Vushtrri.
I dyshuari ditën e djeshme rreth orës 15:20 kishte sulmuar Gjykatësin lidhur me një lëndë ku ishte i përfshirë si i dyshuar.
Viktima mashkull K-Shqiptar është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshurari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.