Sulmuesi shqiptar në stilin e Ronaldinhos, shënon super-gol nga gjuajtja e lirë (video)

Elis Bakaj vazhdon formën e mirë të sezonit të kaluar, ndërsa në ndeshjen e sotme mes Shaktjor Soligorskit dhe Esbjergut ka shënuar në minutën e pestë, ndërkohë që performancës i shtoi edhe një asist për golin e dytë, në triumfin e skudrës së tij Shaktjor Soligorsk përballë Esbjergut.

Sulmuesi shqiptar ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, teksa kaloi topin poshtë murit duke shtangur kundërshtarët, ndërsa portieri ngeli i pa lëvizur.

Një goditje e cila të kujton ekzekutimet e Mesit, megjithatë këtë herë erdhi në versionin e ish-futbollistit të Tiranës.Ndërkohë, ndeshja ishte e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Europës, teksa me Bakajn, i cili udhëheq repartin e sulmit, skuadra bjelloruse do të kërkojë sa më larg në kompeticionin europian.Kështu, pas këtij rezultati pozitiv skuadra e sulmuesit është në avantazh për të avancuar në turin pasardhës.