Supergol nga Bernard Berisha në minutat shtesë, ia siguron një pikë ekipit të tij (video)

Akhmat Grozny ka barazuar ndaj Tambov në ligën e Rusisë.

Ekipi mysafir kaloi i pari në epërsi në minutën e 5-të me anë të Osipenkos.

Kur të gjithë menduan që Tambov do t’i merrte pikët e plota, në skenë doli reprezentuesi kosovar, Bernard Berisha që ia mohoi fitoren me një supergol në minutën 90+2.