Suspendohen dy zyrtarë korrektues pasi u arratis një i paraburgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) bënë të ditur se ka suspenduar dy zyrtarë korrektues që ishin në punë në kohën kur në Klinikën e Ortopedike është arratisur i paraburgosuri Adhurim Krasniqi.

Sipas SHKK-së menjëherë kanë iniciuar procedurën disiplinore, me ç`rast kanë ngritur edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

“Për këtë rast, me Urdhër të Prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së”, thuhet në komunikatën e dërguar nga SHKK.

Ndërkaq kujtojmë se Adhurim Krasniqi i paraburgosur i ka ikur duarve të drejtësisë. Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës ku kanë njoftuar se i dyshuari për tentim-vrasje me inicialet A.K është arratisur nga spitali.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 04:30, është arratisur nga Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, i paraburgosuri me inicialet A.K, ku ishte duke u trajtuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa bazuar në rrethanat, në të cilat ka ndodhur rasti, policia ka arrestuar dy persona: F.Sh. mashkull, 53 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës dhe R. Z. mashkull, 42 vjeçar Shtetas i Republikës se Kosovës.

Pas intervistimit me Urdhër të Prokurorit, janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes, nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.