Suzana Pantiq: Nga presidenti Vuçiq mësova se Dejanin po e lirojnë në shtëpi

Bashkëshortja e Dejan Pantiqit tha se lajmin e mirë se bashkëshorti i saj do të lirohet në shtëpi sot, pas tre javësh në paraburgim, e ka mësuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Ajo pret që burri i saj të kthehet së shpejti në shtëpi sot. “Faleminderit presidentit dhe gjithë shtetit. Ata e dinin që ai ishte i pafajshëm”, tha Suzana, e cila prej më shumë se 20 ditësh thotë kishte frikë për fatin e bashkëshortit të saj.

Para kësaj, avokati Ljubomir Pantoviq tha se sipas vendimit të gjykatës, “masa e arrestit shtëpiak do të zgjasë deri më 9 janar”.

“Do të shohim më vonë nëse prokurori do të kërkojë vazhdimin e asaj mase, apo nëse do të zëvendësohet me një tjetër më të butë ku Pantiqit do të duhej të paraqitej në stacionin policor vetëm një herë në javë”, tha Pantoviq.