Sveçla për shtyrjen e seancës: Do ta pësojë Rama, po përzihen kompetencat

Shefi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, shtyrja e mbledhjes është përzierje e kompetencave të partive në pushtet, duke shtuar se ka interesa brenda koalicionit qeverisës. Ai shton se këtë do ta pësojë kryetari Përparim Rama.

“Përmes jush të iu drejtohemi opinionit të Prishtinës. Siç keni qenë të informuar seanca ka qenë e thirrur me ftesë të kryetarit Rama, 8 pika të rendit të ditës ishin. Sot jemi dëshmitar i një akti të pa precedent ku me kërkesë të Rama kjo seancë u ndërprerë”.

“Arsyetimi i kryetarit Rama ishte se vërejtja e tij ka qenë së ne si opozitë kemi disa pakënaqësi që i kemi pas ka thënë kjo është arsye, kjo ka ndodhë brenda koalicionit të tyre, ky koalicion është i interesave të tyre”.

“…për javë të tera qytetarët e Prishtinës, janë në ankth për ‘Prishtina Parking’ dhe mbeturinat. Këto të rregullore ndikojnë te qytetarët, kjo është drejtpërdrejt përzierje e kompetencave. Ne jemi të bindur se partitë në pushtet do të bëhen prapë bashkë, por këtë do ta pësojë kryetari i Prishtinës”.