Syla: Albini, Vjosa e Donika s’mund të mbijetojnë politikisht pa ekzistencën e “armikut”, tash zgjodhën Edi Ramën

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka thënë se në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës edhe njëherë doli në pah fenomeni i shkrimit të historisë nga fitimtarët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Syla ka thënë se fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve, Albini, Vjosa Donika, nuk mund të mbijetojnë poltikisht pa ekzistencën e kundërshtarit, “armikut” në horizont. Deri dje “armiku” ishte lidershipi i UÇK~së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, përcjell Demokracia.com.

Ndër të tjera, ai ka shkruar se fitimtarët e përkohshëm, duke qenë se opozitën aktuale nuk e shohin si “armik” të denjë, atëherë si kompensim të objektivit të tyre kanë zgjedhur Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

FITIMTARËT E PËRKOHSHËM TË ZGJEDHJEVE SHKRUAJNË HISTORINË

Në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës edhe njëherë doli në pah fenomeni i shkrimit të historisë nga fitimtarët. Mjerisht fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve.

Fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve, Albini, Vjosa Donika, nuk mund të mbijetojnë poltikisht pa ekzistencën e kundërshtarit, “armikut” në horizont. Deri dje “armiku” ishte lidershipi i UÇK~së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Fitimtarët e përkohshëm, duke qenë se opozitën aktuale nuk e shohin si “armik” të denjë, atëherë si kompensim të objektivit të tyre kanë zgjedhur Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Fitimtarët e përkohshëm të zgjedhjeve do të mbahen mend që erdhën në pushtet duke sharë, fyer dhe etiketuar lidershipin e UÇK-së. Nuk patën fatin historik së paku të identifikohen si politikanë që erdhën në pushtet duke sharë Serbinë pushtuese.

Jo, sepse Kosovën e çliruan liderët që sot mbahen në paraburgim në Hagë.