Syla: Do t’i denoncoj ata që më kërcënojnë në Facebook

Gazetari Valon Syla, është zotuar se do t’i denoncojë ata që e kërcënojnë në Facebook.

Syla tha se këta persona i kanë kapërcyer të gjitha kufijtë e njerëzore.

“Prej këtij momenti i keni edhe 24 orë afat prej meje, nga mirëkuptimi dhe toleranca, nëse i keni ra pishman, me i fshi e me i tërhjek mesazhet që i keni dërguar drejt adresave të mia. Pas këtij afati, bash secilin do ta denoncoj në polici, veç e veç me foto dhe identitete. Të fala”, tha Syla në Facebook.

Ai u sulmua para disa ditësh nga disa persona në lagjen “Bregu i Diellit”.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të madh pro dhe kundër në opinion publik.

Rasti ka ndodhur pasi gazetari Valon Syla, kishte komentuar dhuratën që e kishte marrë Hoxha, Mazllam Mazllami, me rastin e pensionimit.

Syla e kishte quajtur “Mulla Mercedesi”.