Syla pasi Konjufca emëroi këshilltar hoxhën kontravers: Tash rendin e ka Burdushi dhe mbyllet ky cikël

Analisti Valon Syla ka komentuar mbi detyrën e re të imamit kontravers nga Peja Drilon Hoxhës, i cili së fundi është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës. Syla ka ironizuar duke thënë se tash rendin Burdushi dhe mbyllet ky cikël.

Syla ka thënë se me këtë ritëm Vetëvendosja paska nisur t’i marrë pranë vetes siç shprehet ai “hoxhallarë folliranta e jashtë dogme”, dhe me Burdushin do të mbyllet cikli.

“Cërtani hoxhallarë si Drilon Gashi. Tash rendin e ka veç Burdushi nga Peçani që me ju qitë fall edhe mbyllet cikli, apo çarku i budallakut popullist, që nga secila sferë me pasë nga një përfaqësues”, ka shkruar ndër të tjerash Syla në Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Pas komunistave, i morrën socialistat. Pas tyre LDK’istat oportunista e të ish sistemit Jugosllav. Pas tyre islamikët fanatikë. Tash e paskan nisur edhe me hoxhallarë folliranta e jashtë dogme. Cërtani hoxhallarë si Drilon Gashi. Tash rendin e ka veç Burdushi nga Peçani që me ju qitë fall edhe mbyllet cikli, apo çarku i budallakut popullist, që nga secila sferë me pasë nga një përfaqësues. Kqyrni edhe kah Srpska e Boshnjakët se ka të pa inkuadruar. Se edhe UDB’ashat dhe fëmijet e tyre i hargjitët. Kqyrni edhe kah Sali Berisha se e kanë shti në listë të zezë amerikanët. Taman e keni. Por veç shqiptar normal sun po zeni. #albanologji #vv #huni #konopi #llaskuci

https://www.fokusi.info/hoxhe-drilon-gashi-emerohet-keshilltar-i-kryetarit-glauk-konjufca/lajme/