Syla thotë se për tri vjet energjia u shtrenjtua 300 për qind: Protestat janë pak, dorëheqja s’mjafton

Gazetari Valon Syla, ka thënë se energjia elektrike është shtrenjtuar për 300 për qind nga viti 2021.

Sipas tij, deri tani nuk është vërejtur shtrenjtimi për shkak të disa subvencioneve.

“Nga ky vit, nuk ka më subvencionime. Pra një KWh në Prishtinë, kushton sa në Bruksel, apo në Paris, ndërsa rrogat i kemi të standardit Ballkanik. Kush ka nxemje qendrore në Prishtinë, paguan diku 25 për qind më shtrenjtë sepse nuk shpenzon shumë rryme. Ndërsa tjerët paguajnë deri në 300 për qind ma shenjtë nga viti 2021”, ka shkruar Syla në “Facebook”.

Në fund, Syla ka përmendur edhe protestat. Sipas tij, ato janë pak për këtë dëm, e madje, as dorëheqja nuk mjafton.

“Protesta është pak për këtë dëm. As dorëheqja nuk mjafton. Hetim për importin e energjisë dhe ndalimin e projekteve energjetike prej ‘Kosovës së Re’, e deri te projektet euro – amerikane të gazit duhet të fillojnë. Pra nga Martin Berishaj e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te ministrja Rizvanolli, Murati dhe kryeministri Kurti”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë: