Syla: Veç një vit pa çlirimtarët dhe Kosova e Kurtit përzinet nga agjenda amerikane

Analisti dhe gazetari, Valon Syla, ka reaguar pas raportimeve se Kosova nuk është ftuar në Samitin për Demokraci që do të mbahet në dhjetor në SHBA.

Syla ka thënë se ka kaluar vetëm një vit pa krerët e UÇK-së që sipas tij po mbahen peng në Kosovë, teska qeveria e Kurtit përjashtohet nga agjenda amerikane, shkruan Fokusi.info.

“Vetëm një vit pa çlirimtarët e mbajtur peng në Hagë. Kosova e Albin Kurtit arriti të përzinet nga agjenda amerikane dhe të futet bashkë me 1 thes me Serbinë, Republiken Serbe edhe disa aleatë rus në Evropë Lindore. Thjeshtë nuk u ftuam në Samit. Çka po di amerika për Vetëvendosjen e Albin Kurtin që spo e dimë ne?”, ka shkruar Syla.

“A është ky çlirimi që e kërkonte Vetëvendosja? Çlirim nga Amerika”, ka shkruar tutje Syla.