Tahiri akuzon qeverinë për masat e ndërmarra, i krahason ato me vendet afrikane

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, gjatë debatit parlamentar që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës për ngritjen e çmimeve ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për masat që i ka ndërmarrë për tejkalimin e krizës, raporton Demokracia.com

“Kjo qeveri ka marr masat më të lodhëta në Ballkanin Perëndimor e barazuar me masat që i kanë marr vendet e kontinentit të Afrikës me trendin me të ulët të varfërisë. Këto janë masat e kësaj qeverisë”, ka thënë Tahiri.

Ai i është kundërpërgjigjur deputetes së VV-së, Mimoza Kusar-Lila.

“Normal që ne bëjmë politikë, se ju për politike keni dashur me kall Kosovën”, tha Tahiri.

Tahiri ka pasur pyetje për deputetët për çmimet e bukës dhe qumështit.

“Si grup parlamentar, ne kërkojmë që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prek njeriun e varfër, secilin individ që është prekë nga kjo krizë o njerëz? A jeni të vetëdijshëm se sa është bë buka e qumështi?” tha ai.

Ai ka akuzuar edhe shefin e ekzekutivit, Albin Kurtit për fjalimet që i mban.

“Unë e kuptojë që kryeministri Kurti ka aftësi për fjalime me rime për bojlera, filtera për me citu filozofa të majtë dhe të djathtë”.