Tahiri: Kryeministër, lëri more bakllavat por rrite koeficientin në pagat e policëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën në “Kroin e Vitakut” në Mitrovicën e Veriut tek zyrtarët policorë.

Ai, me anë postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kurti duhet t’ua plotësojë kërkesat zyrtarëve policorë, e jo t’i shërbejë me bakllava dhe ëmbëlsira.

“Kryeministër, lëri more bakllavat e filmat por jepja shtesat e rrezikshmërisë e rritja koeficientin në pagë policëve! Bile ke pas mundësi me jua qit rrogat para Bajrami!”, ka thënë Tahiri.