Tahiri: Nuk dihet pozicioni aktual i SHBA-së për dialogun, marrëveshja finale me Serbinë nuk bëhet pa të

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar koordinator të Qeverisë për dialog, Skender Hysenin.

Në një intervistë për lajmi.net, zv/kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ai do të jetë përfaqësuese i kryeministrit por që nuk do të ketë dialog teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zotëri Hyseni është emëruar si personi përgjegjës në zyrën e kryeministrit për të trajtu ekipin e ekspertëve, i cili për synim ka për të përfshirë të gjithë ata që janë marrë me dialog pa marrë parasysh cilës parti. Ai është përfaqësues i kryeministrit”, ka thënë ai.

Dialogu teknik nuk duhet të bëhet, ka thënë zv/kryeministri duke deklaruar se një dialog pa agjendë të qartë nuk është i nevojshme dhe se një dialog pa përfshirjen e SHBA-së nuk ka rezultat.

“Bashkërendimin me mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brukselit zyrtar do të sillte rezultat të suksesshëm. Ndryshe do të shkojmë në një dialog si në të kaluarën, i cili i ka sjellë benifite Serbisë, e pak a hiç benifite Kosovës.”

Sa i përket pozicionit aktual të SHBA-së në dialog, Tahiri ka thënë se nuk ka pasur kontakt qoftë me ambasadën e SHBA-së në Kosovës apo me të dërguarin e posaqëm të presidentit Donald Trump, Ricard Grenell.

“Suksesi i një dialogu aq sa varet prej Kosovës dhe Serbisë, shumë më tepër varet prej SHBA=së dhe BE=së. Pa SHBA-të në tavolinë nuk ka marrëveshje finale me Serbinë”, ka thënë mes tjerash Tahiri.