Sekuestrohet arma që u përdor dje në përleshje në Mitrovicë

“Sekuestrohet një armë që dyshohet të jetë përdorur në rastin e përleshjes të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë”, thuhet në Komunikatën e Policisë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, në orët e mesditës së sotme kanë arritur që nga njëri nga të dyshuarit e rastit të djeshëm të gjejnë dhe të sekuestrojnë një armë të llojit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur një ditë më parë në rastin e përleshjes ndërmjet disa të rinjve”, vazhdon komunikata.

“I dyshuari nga i cili është marrë arma është intervistuar, më pas është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rast për ‘përdorim të armës’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në përfundim të Komunikatës së sotme të Policisë.