Takimi i Brukselit, opozita kërkon interpelancë me Kurtin

Përmbledhja e kryeministrit për takimin e të enjtes në Bruksel se pa nënshkrim nuk ka pranim, po i duket shterpë opozitës.

Madje, për një raportim më të detajuar këta e kanë në plan ta ftojnë Albin Kurtin për interpelancë në Kuvendin e Republikës.

Një sqarim të domosdoshëm për Aleancën për Ardhmërinë e ka obligim shefi i qeverisë. Edhe Lidhja Demokratike është pro ftesës së Kurtit në raportim, përfshirë edhe informimin për takimin me pesëshen e emisarëve javën e shkuar.

Më shumë transparencë për rrjedhën e 26 tetorit kërkoi edhe Partia Demokratike. E llogaridhënien si detyrim e cilësojnë edhe njohësit e procesit.

Veç raportimit vullnetar, Kurti sipas Gëzim Qerimit, do duhej të debatonte edhe me shoqëri civile e qytetarë për të sqaruar krejt pikëpyetjet që lidhen me dialogun.