Takimi për Mini-Shengenin: Haradinaj tha se nuk ishte ftuar, vjen përgjigja e Ramës

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu pergjigj ai gazetareve.

Por ne nje reagim nga zyra e shtypit e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama behet me dije se ftesa i eshte drejtuar presidentit te Kosoves per arsye se në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re ndaj edhe eshte kerkuar perfaqesimi ne nivelin me te larte.

Sqarim nga zyra e shtypit e Kryeministrit te Shqiperise:

Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi.