Takohen Limaj dhe Rama, flasin për jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin kanë biseduar për zhvillet e fundit në dy vendet.

Përmes një statusi në Facebook, Limaj tha se fokusi kryesor i bisedës ishte jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë.

Statusi i plotë i tij:

Në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, biseduam për zhvillimet e fundit në dy vendet tona. Fokusi kryesor i bisedës ishte te jetësimi i marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë.
E informova kryeministrin për ecurinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në Pejë. I shpreha mirënjohje kryeministrit Rama për mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të tij personal për të ndihmuar
në implementimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve, me qëllim që bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë të mos pengohet nga asnjë barrierë apo neglizhencë burokrtatike.

Bashkërisht konstatuam se marrëveshjet e arritura mes dy qeverive janë në rrugë të mirë për t’u realizuar.#bashkëpërzhvillim ?????

FL