Çitaku i reagon ministres Haxhiu pas sulmeve ndaj opozitës: Diskurs përçarës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se “opozita dëshiron që t’i lëshojmë pe Serbisë, e të përmbushen apetitet e Vuçiqit”

Çitaku ka thënë se po sulmohet opozita teksa Qeveria për krejt krizat është pronare e vendimeve dhe pavendimeve për to.

Tutje, ajo ka thënë se gjuha përçarëse i ndihmon vetëm armiqtë.

Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:

Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën.

Kryeministri personalizon krizën e krijuar.

E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve.

Diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqët e Kosovës.